KF. “Llapi” ka triumfuar në ndeshjen miqësore ndaj KF. “Trepça” me rezultat 3 me 2.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 3 me 1, ndërsa në pjesën e dytë u shënua vetëm një golë nga ana e Trepçës.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin e qytetit të Podujevës “Zahir Pajaziti”.

Këtë edicion, KF. “Llapi” do të luaj në kuadër të Superligës, derisa KF. “Trepça” do të luaj në kuadër të Ligës së Parë të Futbollit të Kosovës./Llapi.info