Me rezultat 0 me 1 në favor të ekipit llapjan ka përfunduar takimi i javës së nëntë mes Istogut dhe Llapit.

Ekipi llapjan arriti të shënoi gol në minutën e 82’, duke siguruar kështu tri pikë të vlefshme si musafir.

Me këtë fitore KF. “Llapi” arrin kuotën e pikëve në 14 pikë dhe radhitet në pozitën e katërt në tabelën e Raiffeisen Superligës së Kosovës./Llapi.info