Klubi nga Drenasi, Feronikeli ka arritur të shënojë fitore kundër Prishtinës, duke u shpallur edhe kampion i Superligës së Kosovës për edicionin 2018-19, njofton Llapi.info
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Yll Hoxha në minutën e 73’.
Për Feronikelin, ky është titulli i tretë në histori, pas sukseseve të arritura në sezonet 2014/2015 dhe 2015/2016.
E pas triumfit të shënuar, klubi nga Podujeva, KF Llapi ka uruar drenicakët për këtë titull.
“Kryetari, kryesia e klubit, shtabi teknik dhe futbollistët e KF Llapit urojnë KF Feronikelin për shpalljen Kampion i IPKO Superligës për edicionin 2018/19. Suksese të mëtutjeshme dhe përfaqësim dinjitoz në garat europiane”, thuhet në urim./Llapi.info