Llapi ka arritur të shënojë fitoren e katërt rresht në këtë kampionat, duke mposhtur në shtëpi Feronikelin me rezultat 3-2, raporton Llapi.info.

Në pjesën e parë u shënuan tre gola. Fillimisht Bujar Idrizi zhbllokoi rezultatin në minutën 22’, për t’i dhënë epërsinë e parë klubit llapjan.

Nikoqirët arritën të shënonin edhe një herë në portën kundërshtare me anë të Sava Gardasevic, kur po zhvillohej minuta e 35’ e takimit.

Mysafirët nga Drenasi reaguan menjëherë për të ngushtuar epërsinë. Ishte Marko Simonovski ai i cili realizoi për 1-2, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë në “Zahir Pajaziti”.

Edhe në pjesën e dytë nuk munguan rastet e shumta, por që u shënuan vetëm dy gola. 

Në minutën e 62, Arbnor Ramadani ngriti shifrat në 3-1 në favor të Llapit, ndërkohë që Marko Simonski i Feronikelit realizoi gol në minutën 76’ për epilogun përfundimtar 3-2.

Me këtë fitore, Llapi tash i ka 20 pikë dhe radhitet në pozitën e tetë, ndërkohë që Feronikeli ka 23 sosh dhe gjendet në mesin e tabelës./Llapi.info