Llapi ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te skuadra e Gjilanit në kuadër të kampionatit, duke triumfuar me rezultat minimal 1-0, njofton Llapi.info

Llapjanët e nisën mirë këtë ndeshje, ku pas vetëm 10 minutave lojë, rrezikuan portën kundërshtare  me anë të mesfushorit Mentor Zhdrella, por goditja e tij nga distanca përfundoi jashtë portës.

Në anë tjetër, nikoqirët realizuan gol në minutën (30), me anë të Fiton Hajdarit, por që gjyqtari kryesor anuloi për ndërhyrje të palejuar. Krejt në fund të ndeshjes, Llapi rrezikoi edhe me Behar Maliqin, por goditja e tij me kokë përfundoi jashtë kuadratit. Me rezultat 0-0 përfundoi pjesa e parë në stadiumin “Agim Ramadani”.

Pjesa e dytë solli më shumë raste shënimi për të dyja skuadrat. Vendasit rrezikuan me Keita Raza (58) dhe Vilfor Hysa (65), por pa sukses. Ndërsa, golin e vetëm dhe të fitores për klubin nga Podujeva e shënoi Elvis Prençi në minutën (80).

Llapi me këtë fitore grumbullon 44 pikë në pozitën e dytë, një më shumë se Prishtina që zhvillon sot ndeshjen kundër Feronikelit.

Në ndeshjes e radhës Llapi pret të shtunën në “Zahir Pajaziti” Trepçën ‘89, ndërsa Gjilani do të ketë punë në Drenas me Feronikelin./Llap.info