Sot ka përfunduar xhiroja e tetë e “Vala Superligës së Kosovës në futboll”.

Në këtë xhiro janë zhvilluar pesë ndeshje, rezultatet e së cilës kanë ndryshuar edhe radhitje në tabelën e futbollit kosovarë, raporton Llapi.info.

Llapi i cili ishte mysafir i Gjilanit ka shënuar fitore minimale 1 me 0, me që rast ka shfrytëzuar rastin të kaloj në vendin e tretë me vetëm tri pikë larg kreut që tashmë e mbanë Trepça ’89.

Golin për bardh e kaltrit nga Podujeva e shënoj Florim Berbatovci në minutën e 17 të takimit.

Deri në fund të takimit që të dy ekipet patën raste shënimi por Llapi arriti që ta ruaj rezultatin dhe kështu u kthye në shtëpi me tri pikë të plota./Llapi.info

tabela