Pas tetë xhirove të luajtura në “Vala Superligë”, Llapi është zhvendosur në Shqipëri.

Skuadra e Llapit ka shfrytëzuar pushimin 10 ditor duke u zhvendosur në Shqipëri për tu përgaditur edhe më mirë në vazhdën e kampionatit, ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit llapjan në rrjetin social facebook, transmeton Llapi.info.

Kujtojmë se skuadra e Batatinës, ka bilancin më të mirë deri më tani ku kryeson në tabelë me 17 pikë të grumbulluara, pas fitores bindëse të së dielës ku deklasoi kundërshtarin për titull kampion Prishtinën në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti”.

Deri më tani Llapi ka pesë  fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje./Llapi.info