Krahas rezultateve të mira, Llapin gjatë vjeshtës e përcolli edhe fati i keq me lëndime.
Getoar Dragusha dhe Mërgim Boshnjaku munguan në shumë ndeshje shkaku i lëndimeve, derisa ky i fundit tani sjell lajmin e mirë për tifozët llapjan dhe trajnerin Tahir Batatina.
22-vjeçari me shumë talent, është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë gati për stinorin pranveror.
“Vjeshta për mua ishte shumë e pafat, pasi më përcjelli lëndimi pa ndërprerë gjithë gjysmësezonen dhe tash pothuajse jam rikuperuar”, thotë Boshnjaku për GazetaOlle.com, përcjell Llapi.info.
Sidoqoftë, atë e gëzojnë rezultatet e skuadrës, ku Llapi përfundoi në vendin e dytë. “Për ekipin jam i gëzuar shumë, pasi që e kanë arritur kreun e tabelës, atë që kryesia e klubit e ka pasur synim, por për të tjerat ka qenë befasi dhe shpresoj që unë do të kthehem për t’ju ndihmuar bashkelojtarëve të mi me aq sa mundem”, shtoi Boshnjaku.
Ai paralajmëron se mungesën e vjeshtës do ta shpaguajë në pranverë me paraqitje dhe duke dhënë maksimumin.
“Do të mundohem të japë më të mirën nga vetja, në mënyrë të sinqertë ndaj klubit të Llapit, pasi që edhe vet klubi është i organizuar mirë”.
Boshnjaku është mesfushor anësor me tipare sulmuese, kurse tek Llapi ka kaluar nga Flamurtari, derisa karrierën e ka nisur tek SHF ‘Kurda’.