Llapi pa dy lojtarë të formacionit bazë është duke bërë befasinë më të madhe në këtë kampionat.
Getoar Dragusha dhe Mërgim Boshnjaku tash e disa muaj janë jashtë fushave shkaku i lëndimeve.
“Tashmë jam mirë dhe pas disa ditësh do të fillojë stërvitjen. Pres që të jem gati për pranverë. Edhe Mërgimi është më mirë dhe besoj që të dy do të jemi të gatshëm ta ndihmojmë skuadrën në pranverë”, ka thënë Dragusha për Gazetaolle.com.
Llapi ka treguar se ka skuadër të mirë dhe mungesat e lojtarëve janë zëvendësuar shumë mirë. /Olle/