Sot duke filluar nga ora 20:00 do të fillojë edhe faza e dytë e dezinsektimit në Podujevë, njofton Llapi.info.
Sipas njoftimit të komunës, ky dezinsektim bëhet me qëllim të eliminimit të insekteve të dëmshme si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive.
“Dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllimin të eliminimit të insekteve të dëmshme, si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive, bartës të të cilave janë insektet e ndryshme”, thuhet në njoftim
Tutje, komuna lutë “qytetarët që t’i mbyllin dritaret gjatë kohës së dezinsektimit të hapësirave të jashtme të qytetit, në mënyrë që të parandalojnë hyrjen e insekteve (mushkonjave dhe insekteve tjera) nëpër banesat apo shtëpitë e tyre”
Dezinsektimi do të kryhet në rrugët kryesore të qytetit dhe në Parkun e Paqes./Llapi.info