Rajoni i Llapit këtë vit është shquar për prodhimin e mjedrave, e kjo është arritur falë punimit të tokave.

Shumë familje në rajonin Llapit kanë arritur të përfitojnë financiarisht falë punës së tyre dhe kultivimit të mjedrave, transmeton Indeksonline.

E me këtë rast prodhimtaria e madhe e tyre ka ndikuar që edhe eksporti të rritet.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë të ditur se këto javë nga Kosova për në Evropë u eksportuan edhe 80 ton mjedra (4 maune).

MBPZHR-ja ka theksuar se janë të lumtur që ky sektor po zhvillohet se kjo ministri çdo vit ka ndarë miliona për pemët manore.

Ministria e Bujqësisë është zotuar se vitin e ardhshëm ky sektor do të ketë rritje të dukshme të përkrahjes me grante dhe subvencione. /Indeksonline/

12006356_890395390995933_3228418675483434955_n


12006356_890395047662634_7940124018749342983_n