Një numër i madh i besimtarëve mysalimanë janë mbledhur sot në Xhamin e Vjetër në komunën e Podujevës për të falur namazin e Kurban Bajramit.
Imami i kësaj xhamie Imri Llugaliu u foli për ndërgjegjjen e cila jeton brenda trupit të njeriut. Ai theksoi se kur ne kemi këtë ndërgjejgjje që na sheh Zoti ne jemi në rregull edhe me robin.
” Allahu e rujtë ndërgjejgjen na e dhuroftë besimin i cili kontrollonë ndërgjejgjjen dhe ndëërgjegjja pastaj të na e kontrollon jetët tona. Allahu na i faltë gjynahet dhe mëkatet tona edhe në atë botë.
Jemi në ditën e festës së Kurban Bajramit të cilën na e ka krijuar Allahu. Në ketë fest përmbyllet një adhurim i madh e ai është kryerja e Haxhit. Në këto festa të në shtohet dashuria e madhe ndaj Allahut.
Lus Zotin të na dhurojë begati”, ka uruar Llugaliu.
Ai ka shtuar se ne jemi shembull i botës se kur bota mbytke popullin izraelit ne ishim populli i parë që ju kemi ofruar strehim.
“Andaj sot duhet ta ndihmojmë popullin sirian. Ata po ikin nga lufta dhe po mbyten në Eurpo”, shtoi imami Llugaliu./Indeksonline/