8-vjetori i Pavarësisë së Kosovës është festuar edhe në Podujevë. Për nder të kësaj dite, Komuna e Podujevës kishte organizuar disa aktivitete artistiko-kulturore të cilat janë mbajtur dje gjatë ditës, raporton Llapi.info.

Ndërsa, sot në sheshin e qytetit në Podujevë, qytetarë të ndryshëm janë mbledhur për të shënuar me këngë dhe valle 8-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë video mund të shiheni disa nga momentet e festimit të 8-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Podujevë./Llapi.info