Familja Statovci nga Podujeva ka disa ditë që është duke kërkuar ndihmë për djalin e tyre, Unikun, që është pesë muaj e gjysmë dhe ka lindur me një sëmundje të rëndë, njofton Llapi.info
Uniku është diagnostikuar me një infeksion viral në mushkëri. I njëjti është duke qëndruar në spitalin Tirsova të Beogradit. Mesatarja e qëndrimit për një natë në këtë spital është 300 euro, derisa nuk dihet deri kur do të zgjasë mjekimi i vogëlushit.
E, për trajtimin e plotë të sëmundjes së djalit i cili i ka vetëm 5 muaj jetë, duhet një shumë e konsiderueshme e parave.
Për t’i dalë në ndihmë familjes Statovci nga Batllava e Komunës së Podujevës janë shprehur të gatshëm shumë persona. Madje, sot edhe kanë filluar aksione për të grumbulluar mjete për Unikun.
Në dy xhamitë e mëdha të Podujevës “Met Podjeva” dhe “Xhamia e Vjetër”, sot do vendosen pika grumbulluese të mjeteve për t’i dalë në ndihmë vogëlushit.
Ndryshe, babai i Unikut, Valmiri, ka thënë se shpenzimet për shërimin e djalit të tij janë të mëdha. Duke shtuar se për shërim e ka dërguar në Beograd, ka kërkuar nga vullnetmirët që t’i dalin në ndihmë./Llapi.info