Organizata “Kosovo International Young Falcon” ka organizuar një aktivitet sot në parkun e qytetit për të ndihmuar fëmijët më autizëm, raporton Llapi.info.
Antarët e kësaj organizate kanë përgatitur ushqime të cilat i kanë shitur sot në qytetit e Podujevës. Të gjitha mjetet e mbledhura nga shitja e këtyre ushqimeve u dedikohnt fëmijëve me nevoja të veçanta, respektivisht fëmijëve me autizëm.
Kryetarja e kësaj organizate, Ilirie Balaj, tha se një aktivitet i tillë nuk është organizuar më herët.
“Sot kemi bë diçka ndryshe prej herave të tjera. Ne së bashku me vajzat e organizatës kemi vendos që me përgadit ushqime nëpër shtëpitë tona, ato ushqime t’i shesim dhe me ato para t’i mbështësim fëmijët me autizëm.” tha ndër të tjera Balaj.
Balaj thotë se sot ajo është befasuar për të mirë nga rinia llapjane sepse sipas saj ata sot janë treguar shumë humanitarë duke blerë ushqime gjithashtu edhe duke dhuruar para për këta fëmijë.
“Pasi që është hera e parë e një organizimi të tillë nuk kam pritur se do të funksionojë kaq mirë, gjithashtu dua të theksoj se më kanë befasuar për të mirë të rinjët llapjan me humanitetin e tyre”-shtoi Balaj.
Me datën 2 prill është dita ndërkombëtare e Autizmit dhe për të shënuar këtë ditë Shoqata “Autizmi” e mbështetur nga Shpresa Xhakli, nesër në orën 20:00, në Sallën e Kuqe, në Prishtinë do të mbajë një koncert humanitar ku mjetet e mbledhura do të shkojnë për fëmijë me autizëm.
Kështu, Organizata “Kosovo International Young Falcon” mjetet e mbledhura nga ky aktivitet do t’i dhurojë ditën e nesërme drejtoreshës së Shoqatës “Autizmi”.
Aktiviteti për shitjen e ushqimit ka filluar sot në orën 9:00 dhe ka zgjatur deri në orën 16:00, edhe gjatë ditës së nesërme do të vazhdojë ky aktivitet në po të njëjtin kohë./Llapi.info