Vetëm gjatë ditës së djeshme në policinë në Podujevë janë shënuar katër raste të të shtënave me armë zjarri në ajër.

Sezoni i dasmave dhe ahengjeve tjera familjare, ka bërë që të rritet dukshëm numri i rasteve të të shtënave me armë zjarri në ajër, por edhe i rasteve të plagosjeve me armë nga plumbat qorr, transmeton lajmi.net.

Policia e Kosovës raporton se vetëm dje në rajonin e Podujevës, janë shënuar katër raste të tillë, në vende të ndryshme.

Me ç’rast policia ka konfiskuar tri armë zjarri dhe ka ndaluar tre të dyshuar, të cilët më pas janë liruar në procedurë të rregull.

Bëhet fjalë për raste të ndodhura në fshatrat si, Gërdoc, Bajçinë, Balloc dhe Penuhë. Në këtë të fundit një person kishte marrë plagë në këmbë nga predha e plumbit qorr, për ç’gjë edhe ishte dashur të merrte tretman mjekësorë. /lajmi.net