10 armë zjarri dhe municion i ndryshëm që janë përdorur në ahengje familjare janë konfiskuar nga e premta deri të dielën. Nga këto raste, 6 persona me urdhër të prokurorit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, njofton për llapi.info Policia e Stacionit të Podujevës.
Ndërsa, në 24 orët e fundit sipas policisë, në fshatin Llaushë nga dy raste të raportuara për të shtëna në ahengje familjare, janë konfiskuar një armë, një karkikator, një fishek, një pistoletë me gas dhe një karikator i zbrazur. Nga këto dy raste, një i dyshuar me urdhër të prokurorit është ndalur në qendrën e mbajtjes për 48 orë, njofton llapi.info
Poashtu, në fshatin Revuqë të Podujevë është raportuar për të shtëna në aheng familjar, me ç’rast është konfiskuar një pushkë automatike dhe një karikator i zbrazur. Në këtë rast me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar në qendrës të mbajtjes për 48 orë.
Në raportin e policisë për 24 orët e fundit raportohet edhe për dy dëmtime të dy veturave në rrugën “Zahir Pajaziti”, njëra nga person/a të panjohur dhe tjetra nga një reklam.
Ndërsa, në fshatin Metehi të Podujevës, është raportuar për një vjedhje të motorit të ujit.
Në 24 orët e fundit në Podujevë janë shqiptuar 6 gjoba për kundërvajtje në komunikacion./Llapi.info