Përfaqësues dhe aktivistë të organizatës “Manchester Aid to Kosovo” (Mak) nga Komuna e Podujevës, sot do të organizojnë një aktivitet human ku do të ndizen qirinj në shenjë solidarizimi për viktimat e një sulmi vetëvrasës me bombë i cili ndodhi mbrëmë në Mançester të Anglisë, transmeton Llapi.info.
Me moton “Bota po vuan për paqe, jo për krime..!” ky aktivitet do të filloj të mbahet sot në ora 19: 30 minuta në sheshin e qytetit në Podujevë.
Kujtojmë se mbrëmë pas mesnatës nga ky shpërthim i cili ndodhi në “Manchester Arena” në koncertin e Ariana Grandes në Angli kanë mbetur 22 të vdekur dhe rreth 60 të tjerë të lënduar./Llapi.info