Komandanti i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri, ka marrë një dhuratë nga dy mjekët: Dr. Besart Kondirolli dhe Dr. Getoar Hoxha.

Ai i ka falenderuar për vizitën dhe vlerësimin për punën e tij tash e mbi 20 vjet në Policinë e Kosovës.

Postimi i plotë nga Gërguri:

Të nderuar :

Dr. Besart Kondirolli dhe

Dr. Getoar Hoxha,

Dëshiroj të shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për vizitën tuaj bashkë me miqët, në zyrën time të punës. Ishte një kënaqësi dhe nder i veçantë të pranoja miq të tillë të respektuar dhe profesionistë të jashtëzakonshëm si ju.

Faleminderit për përkushtimin tuaj dhe për vlerat që sillni në shoqërinë tonë.

Me respekt dhe mirënjohje të pafund,

Ju më keni nderuar!