Ardian Ismajli pati mbrëmë paraqitjen e jetës në fitoren e Shqipërisë ndaj Ukrainës.

Shqipëria fitoi 2-1, derisa goli i Ismajlt ishte pikënisja e rikthimit, pasi “Kuqezinjtë” po pësonin para atij golit.

Më pas shënoi edhe Asani dhe kështu kombëtarja kuqezi iu gëzua fitores në ndeshjen e parë.

Ko paraqitje e Ismajlit nuk iku pamu vlerësuar. Mbrojtësi i Empolit u zgjodh lojtari i ndeshjes mbrëmë nga “SofaScore”, me notën 8.3.

Ai po ashtu është përfshirë në formacionin e javës në Ligën e Kombeve nga i njëjti sajt.

Formacioni më i mirë: Johansson, Rubezic, Ismajli, Volkov, Rice, Kvaratskhelia, Musiala, De Bruyne, Wirtz, Isak e Gyokeres