Bekim Maliqi është lojtari më i ri i Dinamos. “Newsport.al” mëson ekskluzivisht se mbrojtësi është transferuar te“Blutë”.
Lojtari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Në këtë mënyrë Maliqi do të zëvendësojë te dinamovitët Albion Markun. Zyrtarizimi dhe prezantimi i Maliqit pritet të bëhet në ditët e ardhshme.
Kujtojmë që 22-vjeçari zhvilloi një sezon mjaft pozitiv me Erzenin. Mesfushori dhe mbrojtësi i djathtë ia doli që të shënonte 4 gola dhe të asistonte në 6 të tjerë.