Shumë shikues që përcollën nga afër ndeshjen kthyese të raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës, ndërmjet Prishtinës dhe Norrkoepingut u befasuan kur panë në fushë Bleon Sekiraqën.
Por, kur kanë kaluar disa javë që nga përfundimi i kësaj ndeshjeje, trajneri i Prishtinës i qëndron prapa vendimit që mori për t’ia dhënë rastin 16-vjeçarit të debutojë në kualifikimet për Ligën e Evropës, të cilat ishin debutuese edhe për vetë klubin Prishtina.
Thaqi vazhdon të insistojë se bëhet fjalë për një lojtar të talentuar. Pritshmëritë e Thaqit dhe klubit Prishtina janë të mëdha, shkruan sot Koha Ditore.
“Është lojtar i nivelit evropian, tregoi disa vlera ndaj Norrkoepingut”, thotë Thaqi.
Sekriaqa u inkuadrua në minutën e 74-t, në ndeshjen që Prishtina e humbi 1:0 nga Norrkoepingu në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Ishte kjo ndeshje kthyese.