Davet Çitaku, një qytetar nga Podujeva, ka denoncuar publikisht mjekun Sami Deliaj, shkruan Llapi.info.

Mjeku Deliaj, i cili u arrestua para disa ditësh nën dyshimin për marrje ryshfeti në një rast tjetër, po akuzohet nga babai i 7 vjeçares nga Podujeva, se operimin e dorës së vajzës së saj nuk e kishte kryer siç duhet, duke mos ia bërë fiksimin e frakturës.

Çitaku ka paralajmëruar se do të hap padi ndaj ortopedit Deliaj.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e tij pa ndërhyrje dhe të shikoni fotografitë e publikuara nga babai i 7 vjeçares;

DENONCIM PUBLIK NDAJ ORTOPEDIT SAMI DELIAJ

Vajza ime Esra Çitaku me daten 03.09.2023 është rrëzuar në lodrat jashtë, te restaurant Ora (pronaret të cilet as edhe një telefonatë nuk kanë gjetur kohë ta bëjnë të pyesin mbi gjendjen e vajzes, pasi ka vite që çdo të diele në mëngjes e vizitoj atë vend dhe njihemi me pronaret).

Është pranuar në emergjencë QKUK po me datën 03.09.2023 nga mjeku kujdestar dhe pas Rtg-së (foto1) është konstatuar se ka thyerje të brryllit në anën e majtë dhe duhet intervenim kirurgjik për fiksimin e frakturës në repartin e Kirurgjisë, me që rast jam informuar se Ortopedi Bahria do ta realizoj operimin, se çfarë ka ndodhur dhe është diskutuar dhe është ndërruar mjeku , por në sallen e operimit ka hyrë Ortopedi Sami Deliaj i cili e ka operuar vajzën (Esra) duke mos fiksuar frakturën sikurse është dashur të realizohet (foto2) , dhe nuk është vendosur brryli në vend, ku sipas cilit do ortoped që kam pyetur, vajza ime kishte mbetur me gjysëm lëvizje të dorës sipas këtij operimi.

Vlen të theksohet se po ky ortoped po atë ditë është arrestuar për marrje rryshfeti dhe mbeta pa asnjë informacion shtes pas operimit për Esren.

Pas operimit dhe kontrollave gjatë qëndrimit 3 ditor në spital QKUK dhe kontrollës pas një jave në ambullanten specialistike, sektori ordopedia është konstatuar se intervenimi (operimi) gjithqka është në rregull, mjeku kujdestar atu as që e kontrolloj vajzen, i bën dhe pastrimin e varrës.

Nuk u qetsova dhe po atë ditë pas kontrollës në QKUK tek ambullanta specialistike, kam shkuar për vizitë tek Spitali Royal Medical – tek Dr.Ardian Karakushi dhe Dr. Qerim Kida të cilët pas ekzaminimit dhe RTG-së ( foto3) kanë konstatuar se nuk është realizuar fiksimi i frakturës (shih foton) , dhe duhet urgjent të intervenohet me ç’rast të rregullohet dhe të bëhet fiksimi i frakturës. Operimi i dytë është realizuar me sukses (shih foton).

Rtg 1 : Është realizuar në emergjenc

Rtg 2 : Është realizuar 1 javë pas operimit (rtg i cili mund të jet realizuar edhe pas operimit, të cilin nuk më kanë lejuar ta shikoj me arsytimin se mjeku është arrestuar).

Rtg 3 : Është realizuar pas intervenimit nga Dr Ardiani dhe Qerimi në spitalin Royal.

Vajza ime 7 vjeçare për 10ditë u nënshtrua 2 herë operimit e cila edhe është traumatizuar shumë sepse ka vuajt shumë.

Me Dr.Sami Deliaj përveq që do hapi rast në gjykatë kërkoj që të adresohet edhe në media në mënyrë që raste të tilla të mos ndodhin më , dhe dhimbja që vajza dhe ne si prindër dhe familje e përjetuam të mos e përjetoj askush, asnjë familje dhe asnjë fëmijë tjetër.

Elhamdulilah sot Esra është mirë, jemi të qet edhe si prindër dhe si familje. lutemi që të shërohet plotësisht.