Një person është arrestuar në qytetin e Podujevës, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten, njofton Llapi.info.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Podujevë 02.12.2019 – 08:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar PK./Llapi.info