Ka përfunduar Kongresi Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore, projekt i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”. Ky kongres ka ndarë edhe çmimet për punimet dhe prezantimet më të mira.
Qendrim Thaqi nga Podujeva është studenti i cili ka fituar vendin e parë për punimin dhe prezantimin oral më të mirë në “KISCOMS 6”, njofton llapi.info. Tema e punimit të tij ishte “Sinjalizimi i PGE2/receptoret EP3 indukon konstriksionin të rrugëve të ajrit nëpëmjet rrugës së Rho-kinazës nën kondita të hiperoksisë”.
Ҫmimin e dytë, për punimin dhe prezantimin oral më të mirë në “KISCOMS 6”, e fitoi autori, studenti Micheal Konrad Zarobkieëicz nga Polonia, me temën “Përqindja e iNKT dhe γδ T qelizave në gjakun periferik tek pacientët me leukemi kronike limfocitike”.
Ҫmimi i tretë ju nda dy autorëve : Krenare Kadiri, me temën “Praktikat e shëndetit oral dhe vizatat mjekësore tek dentistët nga gratë shtatëzëna në Kosovë” dhe infermieres Kimete Berisha, me temen “Roli i kujdesit infermieror tek pacientët me fisuta arteriovenoze.
Ndërsa, çmimin për posterin më të mirë në “KISCOMS 6”, e fitoj Mimoza Ukimeraj, me temën “Infeksionet në kateterin venoz tek pacientët me insuficencen renale kronike gjatë trajtimit në hemodializë”.
Nga punimet e prezantuara, vitin e kaluar, punimi më i vlerësuar nga ana e Komitetit Shkencor ka qene punimi i studentit të doktoratës të vitit të tretë në Kancer dhe Epigjenetik, pranë Universitetit të Montpellier-it, Instituti i kërkimeve kancerologjike të Montpellierit, Francë, Shefqet Hajdari.
Tashmë traditë në kongresin e KISCOMS-it është bërë që autori i punimit më të mirë, të jetë president i kongresit të radhës.
Komiteti Shkencor përbëhej nga anëtarët” kryetar Dugagjin Sokoli, Rektor i Kolegjit “Universi”, dhe anëtarë, Eglantina Kraja Bardhi, Elona Gaxhja, Ramadan Sopi, Pranvera Ibrahimi dhe Arben Boshnjaku./Llapi.info