Kontejnerë pas kontejneri kontrollon me vëmendje për ndonjë copë bukë. I lodhur dhe pothuajse me lot në sy, Besim Maloku nga një fshat i Podujevës, tregon për Gazetën Fjala, se çdo ditë vjen në Prishtinë për të parë se çfarë ushqimesh kanë hedhur të tjerët.

Me ato çfarë gjen mes mbetjesh që kundërmojnë rëndë, ai mbanë gjallë djalin, tri vajzat dhe gruan e tij.
Maloku përveç që është i papunë, nuk merr as ndihmë sociale, prej të cilës sado pak thotë se do t’ia dilte mbanë.

kontejner1

Ai është vetëm njëri nga afro 121 mijë qytetarë të Kosovës që zgjohen çdo ditë pa shpresë se do të mbushin barkun me bukë.

Statistikat zyrtare dëshmojnë për 17 për qind të kosovarëve që jetojnë në varfëri ndërsa gati gjysma e tyre jetojnë në varfëri ekstreme.

Në këtë gjendje është edhe një i moshuar që mezi barte në supet e tij një thes të bardhë të mbushur plot gjësende të mbledhura. Nuk pranon të flas e të tregoj për hallin që e ka nxjerrë në rrugë.
Djersët i piknin në ballë nga vapa dhe mundohej të fsheh fytyrën derisa ofshante dhe bën me dorë për të treguar se “është e kotë, askush nuk mirret më me ne”.

Të dhënat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale tregojnë se për çdo muaj mesatarisht 500 familje aplikojnë për asistencë sociale në Kosovë, ndërsa deri në fund të vitit 2014 ishin rreth 29.538 familje që jetojnë me nga 40 deri në 120 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve të familjes.

kontejner1

Sociologët vlerësojnë se varfëria ekstreme në Kosovë është e lartë duke u bazuar në statistikat e fundit dhe qytetarët vështirë ja dalin të mbesin gjallë.

Linda Gusia, sociologe thotë se edhe ndihma sociale që u jepet atyre nuk është e mjaftueshme për të mbuluar të gjitha nevojat.

Sado e tmerrshme që është situata, ajo thotë se ka filluar të bëhet përditshmëri që qytetarë të cilët nuk kanë zgjidhje tjetër të hulumtojnë dhe mbesin gjallë duke u ushqyer nëpër kontejner.

“Në Kosovë prej pasluftës jemi mësuar me këta njerëz qe e kërkojnë kafshatën e bukës nëpër kontejner dhe kjo është bërë njëfarë përditshmërie e jona”, thotë Gucia, për Gazetë Fjala.

Në bazë të politikave sociale në vend, në Kosovë u takon ndihma sociale personave mbi 18 vjeç dhe që kanë aftësi të kufizuara të përhershme, personave mbi 65 dhe fëmijëve nën moshën 5 vjeç. Kjo është njëra kategori e përfituesve të ndihmës së shtetit, ndërsa në kategorinë e dytë hynë ato familje që kanë një të rritur por nuk është i punësuar, e i cili për të përfituar nga ndihma sociale duhet të jetë i regjistruar në Zyrën për Punësim, si i pa punësuar. Të tillë janë 59 për qind e qytetarëve në asistencë.

Shuma mujore e ndihmës sociale sipas numrit të anëtarëve në familje

Familja me një (1) anëtarë: 40 €
Familja me dy (2) anëtarë 55 €
Familja me tre (3) anëtarë 60 €
Familja me katër (4) anëtarë 65 €
Familja me pesë (5) anëtarë 70 €
Familja me gjashtë (6) anëtarë 75 €
Familja me shtatë (7) anëtarë 80 €
Numri i qytetarëve në asistencë sociale

Familjet dhe anëtarët e familjeve që kanë përfituar ndihmë sociale në TM3-2013  TM3-2014
New Picture (8)

GazetaFjala