Nderim Hasani nga Podujeva, me vendbanim në Austri është llapjani i cili po u del në ndihmë refugjatëve sirian. Ai gjatë ditës së sotme në stacionin e trenit në Austri ka shpërndarë veshmbathje dhe gjëra ushqimore për refugjatët sirian.

Vështirësit e shumta nëpër të cilat po kalojnë refugjatët sirian kanë shtyr llapjanin, Nderim Hasani, që të marr një iniciativë vullnetare për t’u dal në ndihmë këtyre të fundit.

Ai gjatë ditës së stome në stacionin e trenit ka shpërndarë rroba, ushqim dhe ujë për refugjatët të cilët prisnin trenin për të udhëtuar drejt Gjermanisë.

Por, ndihmat që Hasani i dhuroi sot do t’i vazhdojë edhe nesër.

“Bllokimi” i një restoranti në afërsi të stacionit të trenit në Austri, për të përgaditur ushqim vetëm për refugjatët sirian është një nga mënyrat që Hasani ka vendosur që nesër t’u dal në ndihmë refugjatëve sirian.

Ai ka treguar për llapi.info se përzgjedhja e këtij restoranti në afërsi të stacionit të trenit është bërë për shkak se aty ndalen refugjatët sirian për të hipur në një tren tjetër për të vazhduar rrugën drejt Gjermanisë.

Për gjatë një ore sa do qëndrojnë refugjatët sirian në stacion të trenit, do të kenë mundësi të marrin ushqim me vete të cilin do ta shpërndajë Nderim Hasani.

Nderim Hasani jeton dhe punon në Austri, vend në të cilin ka edhe një restorant të tij të quajtur “City Brau Salzburg”./Llapi.info

11996927_901643109923000_222769895_n

11950939_901643116589666_1985579499_n

 

11997409_901643136589664_2125383503_n