Besar Musolli nga Shajkovci i Podujevës, me golin e tij nga 11-metërshi i ka siguruar Kupën e Shqipërisë në futboll ekipit të Kukësit, njofton Llapi.info. Kukësi dje është ndeshur me ekipin e Laçit nga Kurbini.

Ky është trofeu i parë i Kupës së Shqipërisë që Kukësi ka fituar. Penalltitë përfunduan 5-3 për Kukësin, të cilat u shënuan nga Jean Karioka, Matrija Dvorneković, Izar Emini nga Tetova, Jonuz Hallaci dhe Besar Musolli.

Ndërsa për  Laçin penalltitë i shënuan Marko Ćetković, Alfred Zefi, Stipe Buljan.

Laçi e humbi finalen e tretë pas dy të fituarave, njëra vitin e shkuar pikërisht ndaj Kukësit 2-1 dhe një në 2013 kundër Bylisit nga Ballshi 1-0./Llapi.info