Tahiri vjen me platformën një zotim për transformim ku në program ka 6 zotime me nga 4 synime.

Ashtu sikur në garën për Prishtinën ku Tahiri u ofroi qytetarëve platformën më konkrete ‘Kontratën për Ndryshim’, tashmë ai po vjen edhe një herë për të dëshmuar profesionalizmin dhe përkushtimin e tij për një transformim të thellë, duke synuar që në themel të fuqizojë demokracinë dhe frymën evropiane të qeverisjes.

Nga qytetarët, analistët dhe mediat, Tahiri shquhej si modeli i fushatës së Prishtinës ku për dhjetë muaj rresht, në vizitat lagje për lagje, ai hartoi një platformë sektoriale me ndryshim fushë për fushë dhe transformim të lagjeve.

Kësaj here, Tahiri vjen me platformën “Një zotim për transformim” ku në numracionin 64 ai shpalos programin e tij 6 zotime me nga 4 synime për transformimim. Tahiri synon transformim të thellë të qyteteve përmes administratës efikase; zhvillimit të qëndrueshëm; mirëqenies dhe përkujdesjes; dijes dhe inovacionit; kulturës dhe turizmit.

Në deklaratën e tij, Tahiri shprehet se qëndron i vendosur se zotimet e dhëna janë agjenda, përkushtimi dhe fokusi i tij përgjatë mandatit të përfaqësimit të qytetarëve.

Ai thekson se një shtet e ka të rrezikuar rrugëtimin pa gjithëpërfshirje, pa përkujdesje për grupet e përjashtuara dhe pa themele të qëndrueshme demokratike.

Ai zotohet se do të jetë gardian i një qeverisje që nuk është e shkëputur nga pritjet, kërkesat dhe hallet e qytetarëve.

Tahiri thekson se këto deklarata janë zotim, agjendë dhe përkushtim i tij publik në të cilat do të qëndrojë thellësisht besnik.