Valmir Veliu, 15-vjeçar nga fshati Dyz i Podujevës, i cili mbrëmë u zgjodh “Shpresa e futbollit llapjan”, në muajin gusht të këtij viti ishte në prova të ‘Academy of Light” në Sunderland, raporton Llapi.info.

Ai ishte i shoqëruar nga dy trajnerët e tij, Bahri Osmani dhe Fisnik Thaçi, të dy udhëheqës të Shkollës së Futbollit “Liridoni” në Podujevë.

Sot në “youtube” është publikuar një video, ku shfaqet Veliu në provat e tij në Sunderland.

Ai ende nuk ka marrë përgjigje nga vëzhguesit e tij të këtij qyteti.

Veliu edicionin e kaluar ishte nga futbollistët më të dalluar në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Prishtinës dhe i vetmi nga lojtarët e shkollave llapjane i përzgjedhur në Përfaqësuesen U-15 të Kosovës./Llapi.info