A. H. një 23-vjeçar nga Podujeva u arrestua nga Policia e Tiranës pasi tentoi t’i ofrojë ryshfet efektivit rrugor në mënyrë që të shmangte masën administrative për parkimin e gabuar të automjetit.

Policia  konstatoi tek kryqëzimi i Rrugës “Sami Frashëri” me Rrugën “Ismail Qemali” një automjet “Land Rover”, të parkuar në kryqëzim dhe në sens të kundërt me atë të lëvizjes.

Në momentin që shërbimet i janë afruar makinës, 23-vjecari ka dalë nga një nga lokalet pranë, duke u prezantuar si drejtuesi i Land Roverit. Pasi efektivët i kanë kërkuar dokumentet e makinës, shoferi nga Kosova bashkë me to ka tentuar t’i japë 10 Euro punonjësit të Policisë, për tju shmangur masës administrative.

H: “A mundesh të ma kalosh këtë, mos të paguaj, të pish ndonjë kafe apo diçka, a ma bën”

Polici: Për cfarë janë këto?

H.: Euro, bakshish ty po të jap

Polici: Po më korrupton që mos të të vendos gjobë? Quhet korrupsion kjo

H.:Jo çfarë korrupsioni, të gjithë ashtu po punojmë

Polici: Nga ky moment jeni nën arrest për korruptimin e punonjësit të policisë

H.: Po nuk bëra gjë

Ai do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. /Gazeta Express/