Një armë dhe 12 copë fishekë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës dje rreth orës 14: 20 minuta në fshatin Llapashticë të Podujevës.
Konfiskimi i tyre ka ardhur si pasojë e publikimit të një fotografie në rrjetin social, transmeton Llapi.info.
Sipas policisë, pas publikimit të fotografisë, me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast edhe është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit “AK 47” dhe 12 copë fishekë.
Rasti shkon në procedurë të rregullt./Llapi.info