Fatlir Kamerolli nga Komuna e Podujevës është një sportist me profesion, mirëpo ai ka bërë mrekulli me një makinë të tipit Mercedes. Ai ka shndërruar atë plotësisht në një të ri.

Siç shihet në video, makina nuk kryen asnjë funksion, mirëpo për Kamerollin kjo është diçka që mund të ndryshohet.

Ai thotë për lajmi.net se i janë dashur afër pesë muaj kohë derisa e ka rregulluar makinën, pavarësisht se nuk ka punuar intensivisht.

Makina Mercedes i takon vitit 1982, mirëpo me pamjen e re duket sikur sapo ka dalë në treg.