Avni Vllahiu ka 8 vite që ushtron biznesin e servisimit të armëve, dëshira e tij është të hap një fabrikë të armëve
Prapa këtyre dyerve ndodhet një arsenal armësh.
Por është vetëm një person që ka drejt ta hap këtë derë ku ndodhen armë të kalibrave të ndryshme.
Ai është Avni Vllahiu nga Podujeva i cili merret me riparimin e armëve.
Ai merret me armët e vjetra dhe servison lloje të tjera të pajisjeve ushtarake.
Por, Vllahiu kontrollon po ashtu armët që i nënshtrohet procesit të legalizimit.
Në çdo pjesë të shtëpisë së tij, që është kthyer në vend pune për të, ka armë të kalibrave të ndryshme.
Llapjani që tash jeton në Leban tregon për T7 përse vendosi të merret me këtë punë.
“Na e kemi traditë, prindëri e kam pas mjeshtër të armëve”
Që nga viti 2011, Vllahiu është licencuar nga Ministria e Punëve të Brendshme për aktivitetin që bën si riparues i armëve.
E tradita familjare duket ta ketë ndihmuar në këtëprofesion të ndjeshëm, pasi ai ka marrë shumë certifikata në vende të ndryshme të botës.
Por, sa mirë i njeh armët Avniu?
“Edhe hiç mos me i kshyrë, mjafton veç me i prek duart e njohin…ky është…”
Por, llapjani është i mirë edhe në njohuritë mbi armët e gjata të gjuetisë.
“Është model i vjetër, e cila është e veshur me dru. Është karabinë që e ka prodhu zaztava.”
Ai tregon se një biznes i tillë është mjaftë i kushtueshëm, por se edhe të ardhurat nuk janë fortë të vogla.
Klientët që që kërkojnë shërbime nga ai janë qytetarë të kosovës, por jo persona zyrtarë; policë apo ushtarë.
“Biznisi është i shtrejtë, por ka edhe vlerat e veta. Nëse e bën punën si duhet, ka fitim”.
Pas riparimit të armëve, ato vendosen në sefin që është blerë enkas për ruajtjen e tyre.
E vet Vllahiu tregon për sigurinë e vendit ku i ruan ato.
Se është i lidhur me punën, tregon edhe dëshira e tij që të ardhmen të hap një fabrikë për prodhimin e armëve të gjuetisë.