Kosovarët që jetojnë nëpër vende tjera po korrin suksese të shumta nëpër lami të ndryshme. Në arsim, shkencë, sport janë disa prej tyre që tashmë kanë vulosur talentin e madh nga një shteti i vogël, shkruan Llapi.info.
Studentë nga Kosova tashmë janë bërë pjesë e kompanive të mëdha nëpër vendet e ndryshme të botës. Hapave të tyre po shkon edhe një i ri nga Podujeva. Bëhet fjalë për Fisnik Fazliun që po merr pjesë në ndërtimin e një roboti në Itali, për të cilin ka shkruar edhe gazeta “Giornale Di Brescia” e Italisë.
Një artikull për ndërtimin e këtij roboti ka shkruar kjo gazetë italiane, madje duke përmendur edhe të riun llapjan. Sipas kësaj gazete, testimi i këtij roboti është bërë me 13 dhjetor, kurse do të jetë i gatshëm në një garë që do të zhvillohet në Brescia.
Ekipi i 9 studentëve, ndër ta dhe Fisnik Fazliu nga Podujeva, bëjnë programimin dhe kujdesen për komunikimin dhe promovimin e këtij projekti. Studentet marrin pjesë në një garë.
“Paraqitja e parë në publik u bë më 13 dhjetor – disa minuta, vetëm për një përshëndetje. Por tani, me rifillimin e mësimeve, ai do të duhet të fillojë një punë intensive. Ai do të duhet të jetë i gatshëm për konkursin kombëtar në program në muajin prill. Po flasim për “Nao”, roboti që po programohet na studentet e Institutit te Shkollës së Mesme “Luigi Einaud”, të Chiar-it në rajonin e Brescias të Italisë”, theksohet në artikullin e botuar.
Me këtë robot, këta studentët do të bëhen gati për një konkurs kombëtar, e organizuar nga një shkollë e robotikës.
“Roboti u mor nga një ekip prej nëntë studentësh nga vitet e fundit të shkollës italiane. Nën drejtimin e profesorit Ilenia Gaspari, ekipi i 9 studentëve, ndër ta dhe Fisnik Fazliu nga Podujeva, bëjnë programimin dhe kujdesen për komunikimin dhe promovimin e këtij projekti. Studentet marrin pjesë në “NaoChallenge2020”, konkurs kombëtar që nga viti 2015 ka parë pjesëmarrjen e shkollave të shumta italiane. Organizatori i saj është Shkolla e Robotikës dhe SoftBankrobotics, e para një shoqatë e bazuar në studimin të shkencave robotike dhe njerëzore, për të dhënë një horizont arsimor dhe komunikues të zhvillimit teknologjik. Kurse, e dyta është një kompani që është bërë pjesë e sektorit me robotë të përdorur në fushat e arsimit, kërkimit, shëndetësisë, tregtisë dhe turizmit”, ka shkruar tutje kjo gazetë, transmeton Llapi.info.
Ky robot do të jetë në funksion duke bërë të mundshme që t’i udhëzojë të pranishmit në një galeri artesh.
“Midis këtyre, roboti “Nao” arriti në Chiari për t’u destinuar pikërisht për veprimtari artistike dhe kulturore. Projekti për këtë vit është promovimi i pasurive artistike përmes inteligjencës artificiale. Këtë vit studentet bashkëpunojnë me Fondacionin Kulturor Morcelli Repossi për të mirëpritur vizitorët në muze, për t’i shoqëruar ata përgjatë sallave midis afreske, statuja dhe piktura nga koleksioni”, thuhet tutje në këtë artikull./Llapi.info