Valdrin Mustafa, 17- vjeçar nga Podujeva është duke shkëlqyer në Gjermani.
Në ndeshjen që ai zhvilloi të dielën në pozitën e sulmuesit në grupmoshën U19 të FC. “Kaiserslautern”, ai shënoi një hetrik prej tri golave, derisa ekipi i tij fitoi si musafir me rezultat 0:6 ndaj SpVgg Ingelheim.
Llapi.info muaj më parë kishte raportuar për Valdrin Mustafën dhe sukseset e tij si sulmues i FC. “Kaiserslautern”./Llapi.info