Dje në Podujevë është arrestuar një i dyshuar mashkull, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e gruas së tij të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, njofton Llapi.info
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Podujevë 23.05.2019 – 17:40. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e gruas së tij të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK./Llapi.info