Skender Potera nga Podujeva, përveç që është kampion në Kosovë në garën me vetura, së fundi ai është shpallur kampion edhe në Bullgari, njofton Llapi.info

Potera ka triumfuar në Bullgari në mesin e 200 pjesëmarrësve, pasi arriti në ‘finish’ me kohën më të mirë rekord (7 sekonda) në dy disiplina, drag dhe pistë.

Më këtë rast, Potera është shpërblyer me dy medalje, derisa fuqia e veturës ishte 960 hp.

Ndryshe, llapjani ka triumfuar edhe në garën “Drage Race Kosova”, të mbajtur në fund të muajit prill në Sllatinë, ku në klasën 9 sekonda e ka zënë vendin e parë në shtegun e drejtë dhe të gjatë 402 metra, për 10.23 sekonda me veturën ‘Golf 4’./Llapi.info

Image