Florent Restelica nga Podujeva është zgjedhur nxënësi më i mirë në nivel shkollë në Medresen “Alauddin” në Prishtinë, njofton Llapi.info.
Atij mirënjohjen për suksesin e tij i’a ka ndarë Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërrnava, në objektet shkollore të Medresesë.
Restelica është zgjedhur edhe dy herë nxënësi më i mirë në nivel klase. Në vitin shkollor 2013-2014 ai është zgjedhur nxënësi më i mirë i klasës së 10/1, ndërsa, në vitin shkollor 2014-2015 është zgjedhur nxënësi më i mirë i klasës së 11/1.
Medreseja “Alauddin” sot ka ndarë mirënjohje edhe për nxënësit e tjerë më të mirë në nivel klase. Shuajb Qerimi kl. 10/1, Mustafë Dallku kl.10/2, Aburrahman Rama kl. 10/3, Labeat Jasiqi kl.11/1, Ubejd Rrustemi kl.11/2, Zekë Sokoli kl.12/1 dhe Salih Kçiku kl. 12/2 janë nxënësit të cilat janë shpallur më të mirët nga klasët e tyre./Llapi.info