Dje në orën 09:25 në Rr. “Hyzri Talla” në Podujevë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar zyrtar në Qendrën për Punë Sociale i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare.
Dyshohet se shkak i sulmit është se, të dyshuarit i’u kishte ndërpre ndihma sociale.
“Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Llapi.info