Një person ka thyer “ndalesën” tek parkingu nëntokësorë tek “Malësia” pasi që sipas informative të siguruara nga Llapi.info, punëtori në parking nuk kishte për t’ia kthyer kusurin.

Sipas burimeve tona, personi i cili kishte thyer “ndalesën” fillimit kishe shkuar të paguante, por punëtori i kishte thënë që nuk ka para për t’ia kthyer kusurin duke iu drejtuar atij që të shkonte ti bënte paratë të vogla. Në atë moment, gjithëherë sipas burimeve tona, shoferi i mjetit ishte nervozuar dhe kishte thyer ndalesën me duar.

Në atë moment kishte pasur edhe një konfrontim fizik mes shoferit dhe punëtorit, por nuk kishte pasur goditje fizike apo dicka të tillë”, ka thënë burimi.

Më pas punëtori kishte telefonuar policinë dhe policia kishte dalur në vendin e ngjarjes./Llapi.info

ndalesa