Një i ri me emrin Albin Demiri është ankuar në Llapi.info se i është hakuar Instagrami dhe po tentohet që përmes emrit të tij të mashtrohen njerëzit.

Në postimin e bërë në insta story, personi dashakeqës në emër të të riut llapjan, po tenton që t’i mashtrojë njerëzit duke i future në një link për t’i dhënë 500 euro e pastaj për t’i fituar mbi 5 mijë.

Albini ka kërkuar nga miqtë e tij që mos të bien pre e këtij mashtrimi dhe ka bërë thirrje tek njerëzit të tjerë që të kenë kujdes.