Prania e qenve endacakë nëpër rrugët e Podujevës, vazhdon të jetë shqetësuese për qytetarët.
Kësisoj, sonte në rrugën “Bedri Ahmeti” në Podujevë, një person ka hasur në një llavë të qenve endacakë, njofton Llapi.info.
Qentë e tërbuar siç shihet edhe në videon që ka dërguar lexuesi i portalit, kanë filluar të sulmojnë veturën ku brenda saj ishin disa persona.
Sipas lexuesit, jeta e tyre është në rrezik si pasojë e vërshimit të rrugëve nga qentë endacakë.
“Kur sulmohet vetura nga qentë endacak paramendoni tek njerëzit kjo është në rrugën “Bedri Ahmeti” në Podujevë”, ka thënë ai për Llapi.info.