Hawai po përballet prej dy javësh me katastrofën natyrore më të rëndë të 5 dekadave të fundit, pas shpërthimit të vullkanit Kilauea, ishullit më të madh të saj.
Banorët janë paralajmëruan që të mbajnë çantat gati që t’ia mbathin sapo të vijë urdhri i parë.
Me dhjetëra shtëpi janë djegur qëkur vullkani shpërtheu në fillim të majit, ndërsa me qindra njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre.
Lumenjtë e llavës që dalin nga vullkani Kilauea në Hawaii janë shtuar dhe shpejtuar ditët e fundit duke kërcënuar më shumë shtëpi, ndërsa autoritet po bëhen gati të urdhërojnë me mijëra evakuime të tjera.
Autoritetet thonë se fluksi i shtuar i llavës po kërcënon rrezikshëm mbylljen e autostradave kryesore, diçka që do të linte me mijëra njerëz pa rrugë evakuimi, prandaj ky i fundit po konsiderohet seriozisht.