Banorët e Komunës së Podujevës edhe pas 20 vjetësh vazhdojnë të përballen me infrastrukturë të dobët, shkruan Llapi.info

Punime të filluara e që janë lënë në gjysmë, po vazhdojnë të shkaktojnë telashe te frekuentuesit.

E gjendje të tillë e ka edhe rruga e re “Xhamisë” e cila lidhet me rrugën “Zahir Pajaziti” dhe “Vëllezërit Frashëri”.

Lënia e punimeve dhe reshjet e shiut kanë bërë që tani kjo pjesë e rrugës të kalohet me mjaft vështirësi.

Por, përkundër akuzave dhe ngecjeve, rruga e “Xhamisë” u asfaltua në fund të vitit 2018. E kjo u mundësua nga LDK e cila shpalli në interes publik pronën private edhe pse pati kundërshtime nga ana e banorëve. Megjithatë, asfaltimi nuk u krye në tërësi buzë lumit Llap.

Kjo pjesë e rrugës ishte lënë në gjysmë, pasi ende nuk është zgjidhur çështja e shpronësimit, pasi që sipas banorëve, Komuna i ka ndërruar fjalët sa i përket shpronësimit.

Ndryshe, në qendër të Podujevës qytetarët po kanë vështirësi edhe nga punimet në rrugën “Zahir Pajaziti”. /Llapi.info