Këshilltari i AAK-së në Podujevë, Nexhat Llumnica, ka kritikuar qeveritarët për procesin e Liberalizimit të vizave, transmeton Llapi.info.
Këto kritika ai i ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Liberalizimi i vizave me ketë Qeveri po i kerkon 8.000 hektarë tokë Kosovës,për me hy në Evropë do të ja kërkojë 80.000 hektarë,për me hy NATO 800.000 hektarë,e ku do të jetë Kosova ooo Qeveritar qyqarë.” ka shkruar Llumnica në Facebook./Llapi.info