Asambleisti nga radhët e AAK-së në kuvendin Komunal të komunës së Podujevës ka kërkuar që pronën e dhënë për shfrytëzim për KEDS-in ta kushtëzon komuna me investime në fshatra ku rryma është shumë e dobët, njofton Llapi.info.
Kjo pasi që sipas tij, qytetarët janë të dëmtuar si në paisjet shtëpiake ashtu edhe në bujqësi e në ndërmarrje të ndryshme.
Llapi.info ua sjell postimin e plotë të Llumnicës
Sot në kuvendin komunal të Podujevës u diskutua lidhur me dhenjen e pronave të paluajtshme të Komunës dhe pronës publike rrugë lokale në shfrytëzim afatgjatë kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me energji elektrike KEDS.
Ne si AAK-kërkuam që ketë pronë ta kushtëzojmë me investime nepër fshatrat ku rryma është shumë e dobët,dhe si pasojë e kësaj qytetarët janë të dëmtuar si në pajisjet shtëpiake ashtu edhe në bujqësi e ndërmarrje të ndryshme,gjithashtu KEDS është një kompani private e cila duhet ti sigurojë energji elektrike për të gjithë konsumatorët ashtu siç është në kontratë e jo ne momente të caktuara bazuar në interesin e tyre të eksportohet energji e qytetarët tonë ti kaplojë terri.
KEDS ka një buxhet mbi 10 fish ma te madh se sa komuna jonë.
Është jo logjike që komunën tonë ta dëmtojë nje kompani me buxhet kaq të madhë e aq më larg ti dëmtojë edhe qytetarët tonë si pasojë e mos investimeve të duhura.
Prandaj vota e AAK-së në kuvend nuk mund të jetë për dhenjen e pronës publike falas pa asnjë kusht të vetëm.
N.Ll