Kosova ka shënuar fitore ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3:2 në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” treguan performancë fantastike sonte në “Fadil Vokrri” duke fituar dhe dominuar ndeshjen.

Pas ndeshjes, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nëse Kosova vazhdon të luajë kështu, do t’na duhet një stadium më i madh.

“Mund të themi që përveq që s’kemi parë ndeshje kaq të bukur, nuk kemi shijuar as fitore kaq të këndshme. Nuk është i mjaftueshëm kapaciteti i stadiumit.

Nëse vazhdojnë kështu të luajnë na duhet një stadium më i madh. Loja e sotme ka treguar që Kosova ka ekip të jashtëzakonshëm, i cili nuk do të kenaqet me pjesëmarrje, por me suksese më të mëdha”, tha Kurti në Klan Kosova.

Me këtë fitore, Kosova tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Greqia që i prin grupit 2 në Ligën C.

Të dielën Kosova e zhvillon “finalen” ndaj Greqisë në Athinë dhe i nevojitet patjetër fitorja.