Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Podujevës, Vezir Januzi, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Drejtori Januzi, në pasuri të paluajtshme ka deklaruar se në pronësi të tij nga të hyrat nga bota e jashtme ka oborr 10 ari dhe shtëpi 200 metër katror, në vlerë prej 60 mijë euro, shkruan Llapi.info
Sipas deklarimeve, arë, livadh e mal ka në pronësi të përbashkët të trashëguara në vlerë prej, 345 mijë euro.
Januzi ka deklaruar se ka edhe truall prej 4 ari të trashëguar, por që nuk e ka deklaruar shumën.
Ndërsa, ka deklaruar se ka lokal të përbashkët në vlerë prej 90 mijë euro nga të hyrat e jashtme.
Tutje Januzi ka deklaruar se ka në pronësi të tij para të gatshme në bankë 9 mijë euro.
Tek të hyrat vjetore, Januzi ka deklaruar të hyrat mujore, ku nga drejtori në komunën e Podujevës merr pagë prej 650 euro.
Januzi ka deklaruar se bashkëshortja e tij merr pagë mujore 450 euro, por që nuk e ka deklaruar vendin ku ajo punon. Ndërsa, sipas deklarimit, prindi i tij merr 75 euro në muaj pension nga buxheti i Kosovës./Llapi.info