Lidhja e Qendrave për Punë Sociale të Kosovës (LQPSK) ka reaguar dhe ka shprehur solidaritet me zyrtarët e shërbimeve sociale, të sulmuar në Podujevë e Dragash.
Pas rasteve të fundit, sulmeve fizike në QPS Podujevë dhe QPS Dragash, ku janë sulmuar dy zyrtarë të shërbimeve sociale në vendin e punës, ne si Lidhje e QPS-ve shprehim solidaritetin me koleget tanë si dhe dënojmë aktet e tilla, të cilat nuk janë të vetmet, pasi që edhe në të kaluarën ka pasur sulme fizike të tilla si dhe kërcënime të vazhdueshme ndaj zyrtarëve, të cilët janë të mandatuar për mbrojten e fëmijëve dhe të gjitha kategorive të tjera në gjendje të nevojës sociale.
Lidhja e Qendrave për Punë Sociale të Kosovës thekson në reagimin e saj se ka shpresë që sulme të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen dhe punëtori social do të ketë një mbrojte dhe tretman më të dinjitetshëm në të ardhmen.